Sport Ndërkombëtar

Alves: Unë jam gjithmonë i ri

Dani Alves

Dani Alves i ka kaluar me sukses testet mjekësore – të kryera të hënën në Barcelonë.

Pas kryerje së testeve, ai është shprehur shumë i lumtur, ani po ka shumë kritika në drejtim të tij, për shkak se është 38 vjeçar, shkruan Shqip.com.

Por, duket që brazilianit nuk po i pengojnë këta zëra dhe po i merr me sportivitet dhe këtë e tregoi në intervisten e dhënë sot për mediat spanjolle, pas kryerjes të testeve.

“Mosha ime? Unë jam gjithmonë i ri, vëlla. Unë jam ende në shok. Kam kohë që po përpiqem të kthehem, është një privilegj. Ne do të përpiqemi të shpëtojmë Barcelonën që ne të gjithë e njohim. Jemi në proces të kësaj, por duhet ta përshpejtojmë sepse atje nuk ka kufi për gabime”, tha ai fillimisht.

Alves, po ashtu tha se për të ky rikthim është nja nga sfidat më interesante në karrierë.

Mund të jetë një imazh i 1 person, tatuazh dhe ambiente të brendshme
Dani Alves – gjatë kryerjes së testeve mjekësore

“Unë po përballem me një sfidë të jashtëzakonshme, një nga më interesantet. Rindërtimi, lufta, djersitja, mbrojtja e fanellës. Janë dy fanella që kur i vesh, ndihem si një superhero: Brazili dhe Barça. Shpresoj të “infektoj” kolegët e mi me të njëjtën ndjenjë”, shtoi gjithashtu Dani.

Mbrojtësi i krahut të djathtë gjithashtu tha se “Ju nuk mund të ndaloni së ardhuri dhe të mbështesni ekipin. Tani është koha për të bashkuar forcat dhe për të mbështetur skuadrën”.

Për reprezentuesin e Brazilit, ky është një rikthim pas gjashtë viteve në “Camp Nou”, stadium në të cilin ka kaluar momentet më të arta të karrierës.

Ky është transferi i parë i kryer në periudhën e Xavi Hernandez – si trajner i katalunasve.

Alves ka nënshkruar kontratë me blaugranët – deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Aventura e tij e fundit ishte në Brazil, ku ishte pjesë e Sao Paolo-s, ekip me të cilin u “divorcua” në muajin gusht./Shqip.com