Sport Ndërkombëtar

Alves: Real Madrid është me fat që ne u zgjuam vonë

Dani Alves

Starti negativ në fillim të sezonit la Barcelonën shumë pas kreut të tabelës.

Por, me ardhjen e Xavit ndryshoi pothuajse çdo gjë.

Daniel Alves ka komentuar situatën e klubit dhe garën për titull të La Ligës, në një intervistë për “Barca TV”, raporton “Goal“.

Alves vs Sociedad

“[Real Madridi] është me fat që u zgjuam aq vonë sa nuk mundëm të luftonim për titullin. Tani duhet të mendojmë për një objektiv tjetër”, tha ai.

Ai koment pati edhe për lojën e mbrëmshme kundër Real Sociedadit 0:1 në udhëtim.

“Në pjesën e parë ne kishim kontrollin, bëmë mirë t’i bënim presion, por më pas ulëm intensitetin dhe ata filluan të na shtypnin. Duhet të dish të vuash. Në futboll është e vështirë të fitosh, por ne fituam”, u shpreh Alves.

Xavi dhe Alves

Se ndeshja ishte e vështirë, theksoi edhe trajneri Xavi Hernandez.

“Ishte një fitore jetike. Në shumë faza Real Sociedadi meritonte më shumë, duhet të jemi të sinqertë. Në pjesën e dytë ata merituan një barazim, por ne largohemi me një fitore shumë të rëndësishme.”, tha tekniku 42 vjeçar.

Përndryshe, Alves iu bashkua blaugranave në  nëntor të vitit të kaluar si lojtar i lirë.

Deri më tani, lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit ka bërë plot tetë paraqitje në elitën e futbollit spanjoll këtë sezon, duke shënuar një gol – kundër Atletico Madridit – dhe ka shërbyer bashkëlojtarët dy herë.

Alves duke festuar “Copa America” me Brazilin

Veterani 38 vjeçar ka marrëveshje me klubin katalunas deri më 30 qershor të këtij viti.

Nga ana tjetër, Barcelona stacionohet në pozitën e dytë tabelare me 63 pikë, 15-të pas Real Madridit me 78 sosh por që ka një lojë më shumë. /Shqip.com