Alves: Nëse Barça ka nevojë për mua, thjesht duhet të më telefonojë
Është 38 vjeçar, por nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.
Dani Alves, pasi e shkëputi kontratën me Sao Paulon me datë 27 shtator, është futbollist i lirë ( pa skuadër), ndërsa ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të dhënë sot, përcjellë Shqip.com.
Për mediat spanjolle, Alves ka thënë se është i gatshëm të luajë për Barcelonën dhe se do e dëshironte shumë një rikthim aty.
“Nëse Barça mendon se ka nevojë për mua, thjesht duhet të më telefonojë. Unë ende mendoj se mund të kontribuoj kudo, por më shumë te Barça për shkak të numrit të të rinjve që ka tani. Joan di gjithçka që unë mendoj për të dhe gjithçka që ai ka bërë për Barçën dhe për të gjithë ne. Jam shumë i lumtur që ai është përsëri në krye”, ka thënë ndër të tjera, 38 vjeçari.
Ai po ashtu shtoi se, kur u largua nga “Camp Nou” i kishte treguar katalunasve që do të ishte në dispozicion të tyre, kur ata do kenë nevojë për të.
“I vetmi vend në këtë botë ku kam një shtëpi është në Barcelonë. Dashuria dhe respekti që kam për ta është shumë e madhe ”, tha ai për fund.
Ndërsa, nga ana e tjetër ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga zyrtarët ose përfaqësuesit e Barces.
Alves, ka luajtur te blaugranët për tetë vite, ndërsa ndër të tjera, e fitoi – tre herë Ligën e Kampionëve.
Ai është futbollisti më i dekoruar në histori të futbollit, pasi ka fituar 41 trofe, ndërsa ka zhvilluar gjithsej 986 ndeshje si profesionist./Shqip.com