Sport Ndërkombëtar

Alves ka një kërkesë nga burgu

I burgosur që kur u akuzua për sulm seksual në janar, Dani Alves tani ka kaluar mbi 100 ditë pas grilave në një burg të Barcelonës.

Brazilianit, i cili mohon akuzat, dy herë i janë refuzuar kërkesat për lirim me kusht nga trupi gjykues, pasi ai është konsideruar si rrezik për ikje.

Megjithatë, ekipi ligjor i brazilianit po kërkon një seancë të tretë, sipas Relevo, dhe vetë ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevillas thuhet se ka deklaruar se nuk do të kërkonte të largohej nga Spanja nëse lirohet përkohësisht, pasi mendon se ka ndërtuar një “jetë” në Barcelonë.

Në një letër të zbuluar nga Relevo, Alves thotë se ikja do të ishte e paimagjinueshme si “një barrë e padurueshme dhe një përbuzje e panevojshme për veten, familjen dhe fëmijët e tij”.

Mbetet për t’u parë nëse atij do t’i jepet një seancë e tretë, por për momentin ai do të qëndrojë në burg.

/Shqip.com