Sport Ndërkombëtar

Alvarez turpërohet nga Dmitry Bivol në luftën për titullin e peshave të lehta

Canelo Alvarez u përball me Dimitry Bivol në kampionatin e peshave të lehta.

Para së gjithash, ai padyshim donte të provonte se është në rrugë për t’u bërë luftëtari më i mirë në historinë e boksit, shkruan Marca.

Por kampioni rus, Bivol kishte ide të tjera.

Në fillim të meçit, ishte e qartë se Bivoli do të përbënte problem për Canelo, i cili filloi menjëherë të ndiente diferencën në peshë mes dy luftëtarëve.

Bivol i merrte goditjet e drejtpërdrejta në trup si kampion, kjo diferencë në peshë do të thoshte se ai i ndjente më pak grushtet thumbues.

Canelo filloi të mposhtet pas raundit të 9-të.

Edhe pse fitoi 5 raunde të mira nga e gjithë lufta, Alvarez dukej se kishte një vështirësi të madhe gjatë katër raundeve të fundit.

Ai dukej jashtëzakonisht i lodhur në raundin e fundit, dhe u përul plotësisht nga një luftëtar që është në një kategori peshash krejtësisht të ndryshme.

Image

Pas përballjes Alvarez tha se ai mendon se e fitoi ndeshjen.

“Ndjeva se fitova, bëra mjaftueshëm, por ky është boksi, ju fitoni dhe humbni. Ai është një luftëtar i mirë, e ndjeva shumë peshën e tij, nuk mund ta lidhja aq lehtë. Bëra një luftë të madhe dhe në fund populli është ai që fiton.

Alvarez është kampion i padiskutueshëm i peshave super të mesme pasi mposhti Caleb Plant në nëntor 2021./Shqip.com