Sport Ndërkombëtar

Alvarez mposht Golovkin, për të mbrojtur titullin në peshën super të mesme

Saul ‘Canelo’ Alvarez arriti ta dominoj Gennady Golovkin gjatë 12 raundeve, për ta mbrojtur titullin në peshën super të mesme.

Ky ishte takimi i tretë në Las Vegas ndërmjet këtyre dy boksierëve.

Tre gjyqtaret votuan për Alvarez me shifrat 116-112, 115-113, 115-113.

“Faleminderit shoku ime, ne i dhamë tifozëve një përballje fantastike”, tha meksikani.

Ata ishin mjaft miqësor pas përballjes, pavarësisht rivalitetit të tyre gjatë katër viteve.

Alvarez arrit të ruajë titujt IBF, WBA (Super), WBO dhe WBC.

Golovkin e lavdëroi kundërshtarin pas meçit.

“Dua të shtrëngoj duart me Canelo. Urime të gjithë ekipit të tij. Ai është një luftëtar i vërtetë, nëse nuk e kupton këtë, nuk kupton asgjë”, tha ai.

Kapitulli i fundit mes këtyre dy luftëtareve nuk pati të njëjtin intensitet si dy të parët, për shkak të dominimit të Alvarez./Shqip.com