Rozë

Aludimet që po “çmendin” rrjetin: Luizi ka dalë nga “BBV” për të shkuar në spital, rrezikon të largohet nga loja

Ka disa ditë që në media është duke qarkulluar një video ku shihet Luizi duke I kërkuar disa ilaqe.

Në këtë video, po ashtu shihet Kiara duke i thënë Ermionës, se ato ilaqe janë specifike.

Së fundmi, në tjetër aludim po përhapet në rrjet për gjendjen shëndetësore të këngëtarit – ku thuhet se ai do të lë shtëpinë.

Një përdorues i rrjeteve sociale, mjaft aktiv me komentet rreth “Big Brother Vip”, ka ndarë me ndjekësit e tij disa Instastory, ku shprehet se Luizi mbrëmjen e djeshme ka ka lënë shtëpinë për të shkuar në spital.

Luizi ka qenë, ka bërë analizat i shoqëruar sikur po çonin një kriminel, normale se “Big-u” ka rregulla. Dhe më pas në dhomën ku ka qenë Luizi, kanë ndenjur vetëm dy infermieret. Analizat e Luizit nuk janë ato të Shefqet Ndroqit, por këto që janë bërë para dy ditëve, të cilat janë në pritje për të dalë dhe nëse ato analiza dalin jo të mira ai do të largohet nga loja. E keni vënë re shumë mirë që ai e ka thënë vetë që të shtunën do dalë sepse i është komunikuar që nëse nuk dalin mirë, duhet të largohet, ndaj si rrjedhojë ai zarfi mund të jetë për të”.

Se çfarë pritet të ndodhë nesër në prime mbetet për tu parë.

/Shqip.com