Sport Ndërkombëtar

Alonso tregon nëse do të drejtojë Real Madridin

Xabi Alonso është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm, derisa trajneri i ri spanjoll po bën shumë mirë në Gjermani me Bayer Leverkusenin.

Ai pritet ta pasojë Carlo Ancelottin, i cili do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit 2023/24.

Trajneri italian do ta marrë drejtimin e Brazilit, ndërsa “Los Blancos” qysh tani kanë filluar të shikojnë për zëvendësuesin e tij.

Vet trajneri spanjoll ka folur për interesimin e Realit, duke thënë se për momentin është i fokusuar vetëm te Bayer Lverkuseni.

 “Reali? Të shohim… Tani për tani është më e rëndësishme të mendoj për skuadrën”.

“Ndihem mirë te Leverkuseni, si me ekipin ashtu edhe me drejtuesit. Për mua, e ardhmja nuk është një çështje e rëndësishme për momentin”, deklaroi Alonso.

41-vjeçari ka kaluar pesë vite si futbollist i Real Madridit duke qenë një nga më të rëndësishmit në klubin madrilen.

Ai për një edicion ka qenë trajner edhe i ekipit të të rinjve të “Los Blancos”, derisa një ditë mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, por si trajner i parë.

/Shqip.com