Alonso pret dritën e gjelbër nga Chelsea në udhëkryqin për Barcelonë

Marcos Alonso shpreson t’i shtojë ngjyrën e kuqe asaj blu.
Mbrojtësi i majtë i Chelsea-t po pret vetëm dakordimin e klubeve, pasi tashmë valixhet i ka gati.
Marcos veçse e ka një marrëveshje verbale me Barcelonën për kushtet personale qysh nga muaji prill, raporton Fabrizio Romano.
Chelsea board knows since long time that Marcos Alonso wants to leave in the summer. They’re prepared to let him go, discussions on the fee will take place soon. ⏳🇪🇸 #CFC
Marcos has a verbal agreement on personal terms with Barcelona since April. Up to the clubs. ⤵️🤝 https://t.co/dpd43CBBdd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 31, 2022
Sipas tij, tani është thjesht në dorën e drejtuesve të klubit anglez ta lënë atë të largohet për shumën që ata e shohin si të arsyeshme.
Kontratë që e mban atë në “Stamford Bridge” lojtari ka deri në qeshorin e vitit 2023, prandaj edhe insistimi në mbajtjen e tij nuk do të ishte dhe aq i leverdisshëm.
Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez është ai që zgjodhi spanjollin për planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Plakja e Jordi Albas dhe mungesa e konkurrencën në atë pozicion kanë bërë që tekniku të shohë përtej shoqërisë që ka me ish-bashkëlojtarin tani 33 vjeç.
Edhe pse vetëm dy vite më i ri në moshë, Alonso (31) ka përvojë në skenën e madhe të futbollit dhe ka aftësi të shkëlqyeshme në mbrojtje dhe sulm.
Këtë edicion, ai ka arritur të shënojë katër herë dhe të asistojë pesë gola në 28 paraqitje në Premierligë.

Majtaku shtatlartë është pjesë e londinezëve që nga viti 2016, kur la Fiorentinën për “Blutë”.
Teksa, karrierën e nisi në akademinë e Real Madridit, klub në të cilin luajtën babai dhe gjyshi i tij. /Shqip.com