Sport Ndërkombëtar

Alonso flet për mundësinë e kalimit te Reali apo Tottenham

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka refuzuar një transferim të mundshëm te ish-klubi i tij, Real Madridi, si pasues i Carlo Ancelottit.

Sezoni i mrekullueshëm i Alonsos si trajner i Leverkusenit po ngre disa thashetheme për të ardhmen e tij në javët e fundit, veçanërisht në lidhje me Real Madridin dhe Tottenham Hotspurs.

Megjithatë, trajneri spanjoll si duket është i lumtur me jetën në Gjermani dhe nuk dëshiron të ndryshojë ambient për të marrë drejtimin e ndonjërës prej skuadrave.

“Nuk jam i befasuar nga këto thashetheme sepse kam qenë një futbollist profesionist”, ka thënë fillimisht Alonso në konferencë për shtyp.

“Por mendja ime është 100 për qind për të përfunduar këtë sezon me Leverkusen dhe në sezonin e ardhshëm”, përfundoi spanjolli.

Londinezët janë të etur për të gjetur një trajner të ri pas largimit të Antonio Contes dhe shkarkimit të trajnerit të përkohshëm Cristian Stellini.

Nga ana e tyre, “Los Blancos” vazhdojnë të mbajnë disa fronte të hapura përballë dyshimeve për vazhdimësinë e Carlo Ancelottit.

/Shqip.com