Lajme

Almeria njoftohet me fitore

Almeria

“Fitorja” nuk është më fjalë e panjohur për Almerian.

Skuadra e udhëhequr nga Joan Francesc Ferrer Sicilia – ka triumfuar ndaj Sevillës me rezultat 2-1.

Mysafirët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi pas gjysmë ore – me anë të Oliver Torres.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin me Largie Ramazani – në minuutën e 42-të.

Për sulmuesin belg ky ishte goli i dytë – në tri ndeshje të zhvilluara.

Teksa, për 2-1 u përkujdes Umar Sadiq – i cili po ashtu ka dy gola në këtë sezon.

Përkundër orvatjeve të Sevillës – shifrat mbetet të njëjta deri në fund.

Me këtë fitore – Almeria ngritet në pozitën e nëntë – me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Sevilla gjendet në pozitën e 15-të – me vetëm një pikë./Shqip.com