Rozë

Almeda i reagon ndjekëses që e kritikoi se puthi të birin në buzë

Almenda Abazi me të birin

Puthja e fëmijës në buzë ka shkaktuar gjithmonë debat nëse është i lejushëm një veprim i tillë.

Së fundmi, në një situatë të tillë është përfshirë edhe modelja, Almeda Abazi, e cila është nënë e dy fëmijëve.

Ajo ka ndarë një video në Instagram ku shihet duke puthur të birin e saj dhe për një gjë të tillë ajo ka marrë kritika.

 “Aaa mësim të mirë po ju jepni fëmijëve, bravo ju qoftë juve nëna moderne tani. S’ke ku ta puthësh veçse në gojë? Turp!”, kanë qenë fjalët e ndjekëses.

Pas kësaj ka reaguar dhe Almenda e cila i është kundërpërgjigjur ndjekëse së saj.

“He se ty po të prisja moj Arjanita të na mësosh se si të bëhemi nënë”, ka shkruar Almenda.

Kujtojmë që edhe Almenda është e martuar me aktorin e njohur, Tolgahan Sayisman të cilët kanë dy fëmijë.

Tolgahan ka luajtur në një sërë projektesh të suksesshme në Turqi që e kanë bërë aktorin një figurë të dashur jo vetëm për Turqinë, por edhe ndjekësit e tij anembanë botës./SHQIP.COM