Rozë Ndërkombëtar

Almeda Abazi revoltohet për Tolgahan: Ma lini mua, është bashkëshorti im…

Modelja, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Modelja, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman së fundmi kanë vendosur që të dalin në një darkë romantike.

Qifti kanë vendosur që të kalojnë kohën së bashku por duket që nuk shkoi gjithçka si duhej.

Përmes një postimi në Instagram, Almeda shprehet e mërzitur se gjatë gjithë kohës Tolgahanit i ka rënë telefoni për çështje pune dhe ai nuk ka ngurruar që t’i përgjigjej.

Në mbishkrimin e këtij postimi Almeda i bën thirrje të gjithëve që Tolgahan është i saj dhe duhet t’ja lini asaj.

 “Telefoni i tij nuk u ndal përsëri …mjaft ma lini mua. Ky është bashkëshorti im!”, ka shkruar Almeda, ku aktori shihet duke folur në telefon.

Kujtojmë që ka kohë që Almenda është e martuar me Tolgahan dhe kanë dy fëmijë së bashku./SHQIP.com