Sport Ndërkombëtar Lavdia e SHBA-ve në atletikë - po pensionohet

Allyson Felix do t’i var këpucët – në fund të sezonit

Allyson Felix

Një karrierë të bujshme, me shumë suksese – po i afrohet fundi.
Allyson Felix, olimpistja më e dekoruar e atleteve të të gjitha kohërave, do të pensionohet në fund të sezonit.

36 vjeçarja – këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në Instagram.

“Kam shumë mirënjohje për këtë sport që më ka ndryshuar jetën. Kam dhënë gjithçka që kam për vrapimin dhe për herë të parë nuk jam i sigurt nëse më ka mbetur diçka për të dhënë. Dua të them lamtumirë dhe falënderoj sportin dhe njerëzit që më kanë ndihmuar të formoj në të vetmen mënyrë që unë di si – me një vrapim të fundi”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Amerikanja ka fituar 11 medalje olimpike, duke përfshirë shtatë të arta, si dhe 13 tituj botërorë.

U.S. star Allyson Felix says she was never chasing Carl Lewis | The Japan  Times
Allyson Felix

Po ashtu ka katër medalje të arta olimpike në stafetën 4x400m, dy në stafetën 4x100m dhe një në 200m.

Në nëntor 2018, Felix lindi vajzën e saj Camryn dhe përkundër vështirësive shëndetësore –  në më pak se një vit më vonë, ajo u bë atletja më e suksesshme në historinë e Kampionatit Botëror kur mori dy medalje ari në stafetë, në Doha. /Shqip.com

Allyson Felix Shared Photo of Her C-Section Scar and Olympic Medals
Felix dhe vajza e saj