Sport Ndërkombëtar

“Allianz Arena” do jetë pa shikues kundër Barcelonës

Bayern Munchen-Barcelona

“Allianz Arena” do jetë e zbrazur, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munchen nuk do e ketë përkrahjen fizike të tifozëve, në përballjen ndaj Barcelonës, që do zhvillohet me datë tetë dhjetor.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, kryeministri i Bavairsë, Markus Soder.

“Është e rëndësishme të vendosim sot në mënyrë unike për të gjithë vendin që spektatorët të mos pranohen. Nëse kjo nuk funksionon në nivel federal, ne do ta bënim të vetëm në nivelin bavarez”, u shpreh ai për mediumin rajonal  “Bayerischer Rundfunk”.

Ndërsa, në Twitter ka shkruar se ““Futbolli ka një rol të rëndësishëm si shembull. Tani për tani ne duhet të reduktojmë kontaktet kudo”.

Barcelona 0-3 Bayern Munich – Champions League Player Ratings
Barcelona-Bayern Munchen, foto nga e kaluara

Kjo ndeshje nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për Bayernin, pasi veçse janë kualfikuar tutje në fazën me eleminim direkt. Edhe nëse pësojnë humbje nga katalunasit, prapë do jenë lider të Grupit E, me 15 pikë.

Në anën tjetër, ky takim është “jetë a vdekje” për blaugranët, të cilët mund të eleminohen nga Liga e Kampionëve.

Barca ka grumbulluar vetëm shtatë pikë, nga pesë ndeshje të zhvilluara dhe duhet që ta mposhtin Bayernin, ose të shpresojnë që Benfica do regjistrojë humbje ose barazim ndaj Dynamo Kyiv.

Në një skenar tjetër, katalunasit do garojnë në Europaligë në sezonën e ardhshme./Shqip.com

Gjendja momentale në Grupin E