Allegri është i qetë – përkundër formës së dobët të Juventusit

Juventusi po kalon në formë katastrofale.
Por, Massimiliano Allegri nuk ndihet i rrezikuar.
Trajneri italian – ka deklaruar se “më kanë munguar të gjitha thashethemet ‘Allegri afër shkarkimit’. Një lojë e keqe dhe është ‘puna e Allegrit në rrezik’ në shtyp. Qesharake”.
Teksa, shtoi se “unë jam i sigurt për të ardhmen tonë, kështu që u thashë lojtarëve: mos më prishni pushimin ndërkombëtar, kam nevojë për pak qetësi”.
Juve – gjendet në pozitën e tetë në Serie A me vetëm dhjetë pikë të grumbulluara.
Në total – ka arkëtuar vetëm dy fitore – teksa është ndalur me katër barazime.
Në anën tjetër – formë edhe më të dobët po kalon në Ligën e Kampionëve.
0 pikë – nga dy ndeshje është sinjal që kualifikimi në fazën me eleminim direkt është në rrezik.
Ndeshjen tjetër – “Zonja e Vjetër” e zhvillon të dielën – me fillim nga ora 15:00./Shqip.com