Sport Ndërkombëtar

Allegri e vendos të ardhmen

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri

Juventusi luajti një nga edicionet më të këqija në historinë e tij të fundit. Skuadra e Massimiliano Allegrit përfundoi e shtata në Serie A, duke u kualifikuar në Ligën e Konferencës.

Tifozët e Juventusit kanë kërkuar në rrjetet sociale që trajneri Allegri të largohet nga klubi. Mirëpo, ai nuk e ka ndërmend t’ua plotësojë atyre këtë dëshirë, pasi tashmë mendon për sezonin e ardhshëm.

“Nuk ka negociata për largimin tim, sepse kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time. Jam në dispozicion të klubit për të bërë një program dhe për të punuar me ata që kam në dispozicion, si gjithmonë. Si gjithë të tjerët, tani më duhet pak pushim”, tha trajneri i Juventusit për Sky Sport Italia.

Nëse Allegri largohet, favoriti i parë për të marrë Juventusin është Igor Tudor, shkruajnë “Calcomercato” dhe “Tutosport”.

Tudor është gjithashtu një ish-lojtar dhe ndihmës trajner i Juventusit, gjë që i rrit shumë shanset pasi e njeh mirë klubin, pretendojnë mediat italiane. Nga viti 1998 deri në vitin 2007 Tudor ishte anëtar i Juventusit si lojtar, dhe nga viti 2020 deri në 2021 ai punoi si asistent i trajnerit të parë të atëhershëm Andrea Pirlo.

/Shqip.com