Allan transferohet në Al Wahda
Publikuar:
(26.09.2022 13:01:04)

Nga Anglia në Emieratet e Bashkuara Arabe.
Allan është bërë pjesë e Al Wahda.
Mesfushori brazilian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.
31 vjeçari ka befasuar shumë botën e futbollit – me këtë lëvizje pasi ka përvojë dhe cilësi të madhe në supe.
Në dy sezonet – ai ishte pjesë e Evertonit, teksa në të kaluara ka djersitur pesë vite fanellën e Napolit.
Allan e ka pasur fatin që të luaj edhe për kombëtaren e Brazilit – në katër ndeshje të Kupës së Amerikës dhe një ndeshje për kualfikimet e Kampionatit Botëror./Shqip.com