Sport Ndërkombëtar

Allan Saint-Maximin – ankthi i mbrojtësve në Premierligë

Allan Saint-Maximin

Newcastle United nuk fitoi dot ndaj Wolverhampton Wanderes.

Ndeshja mbaroi 1-1, por vëmendja kryesore ishte te një futbollist: Allan Saint-Maximin.

Sulmuesi francez shënoi në minutën e fundit një eurogol – duke e shpëtuar skuadrën e tij nga disfata.

Për këmbëshpejtin – ky ishte goli i parë në elitën e futbollit anglez – pas 18-të ndeshjeve.

Ani pse nuk e ka tundur rrjetën shpesh, ai po mahnitë me formën e  tij.

Maxim e mban stafetën kur vjen fjala te driblimet – teksa vetëm në ndeshjen sotme i kompletoi nëntë.

25 vjeçari po jep sinjale pozitive – që të ftohet nga kombëtarja e Francës – në Kampionatin Botëror “Katari 2022” – ani pse ka shumë kohë – deri më atëherë.

Allan – është pjesë e Newcastles që nga sezoni 2019-2020 – dhe konsiderohet si njëra nga futbollistët kryesorë – për projektin e kësaj skuadre.

Vlera e tij në “Transfermarkt” është 32 milionë euro./Shqip.com