Alketa tregon detaje për “Love story 2”

Sezoni i dytë i “Love Story” do të nis transmetimin më 15 nëntor dhe do të moderohet nga Alketa Vejsiu.
Produksioni ka zbuluar se edhe në këtë sezon, opinionistë do të jenë sërish Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj.
Ndryshe nga viti i kaluar, programi do të vijë i shoqëruar me një emision ditor. “Love Story Talk” do të drejtohet nga Eni Shehu, ndërsa do të ketë edhe programi ditor.
Xhensila Peren dhe Zhaklina Lakatarin do të jenë opinionistet e programit ditor.

Alketa ka zbuluar se këtë edicion në fron do të jenë një djal dhe një vajzë.
“Këtë vit kemi një risi dhe në edicionin e dytë, duam që të prezantojmë jo vetëm një djalë, por edhe një vajzë që do të ketë 20 kandidatë djem. E reja e ‘Love Story 2’ do të jetë që do të kemi një vajzë dhe një djalë në fron,” tha Alketa.
Pak kohë më parë, gjatë një interviste për Klan News, autorja Ilda Lumani u shpreh “vajza që është zgjedhur ka spikatur që vitin e kaluar dhe e meriton plotësisht të jetë në atë karrige, pasi i plotëson të gjitha kushtet dhe do të bëjë diferencën me elegancën, bukurinë, nivelin dhe mënyrën se si do të sillet”./SHQIP.com