Lajme

Aliu: Nga reshjet shiut, del nga shtrati lumi “Neredime”

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se reshjet e dendura mbrëmë të shiut kanë bërë që lumi “Neredime” të dalë nga shtati dhe të vërshohen disa pjesë të Ferizajt dhe fshatra.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se janë duke punuar dhe duke u marrë me pasojat.

“Mbrëmë, reshjet aq të dendura të shiut, bënë që të dalë nga shtrati lumi “Neredime” e për pasojë të vërshohen disa zona të Ferizajt, disa nga fshatrat e Grykës së Neredimes dhe një pjesë e fshatrave Slivovë, Koshare e Dremjak”.

“Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe ekipet emergjente dolëm në vizitë, për të ofruar gjithë kapacitetin tonë organizativ emergjent në mbrojtje të jetës e pasurisë së qytetarëve”, ka thënë Aliu.

/Shqip.com