Lajme

Aliu: Në Ferizaj fitoi qeverisja e qytetarëve dhe jo ajo politike

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, duke votuar

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu ka shpallur fitoren në këtë komunë, përcjell Shqip.com.

Në një konferencë për media dhe para qytetarëve, Aliu tha se në këto zgjedhje lokale fitoi qeverisja e qytetarëve dhe jo ajo politike.

Tutje, sipas tij, ka fituar qeverisja e pakorruptuar dhe e dëshmuar me punën për ndryshimin e Ferizajt dhe se morali u “shpërblye dhe u vlerësua lartë”.

“Kjo është fitore madhështore historike e Ferizajt. Fitoi qeverisja qytetare e jo politike, fitoi qeveria pa korruptuar dhe e dëshmuar me punën për ndryshimin e Ferizajt, morali u shpërblye dhe u vlerësua lartë puna jonë e katër viteve që shkuan’, tha Aliu.