Lajme

Aliu: Linjat hekurudhore të Kosovës do të lidhen me vendet e rajonit

Ministri Liburn Aliu duke folur për projektin e linjës Fushë Kosovë-Mitrovicë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga BE-ja dhe sekretariati i Komunitetit të Transportit, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore.

Me këtë rast ministri Aliu, ka thënë se kë Kosova me anë të linjës hekururodhe do të ndërlidhet me vendet e regjionit, e që sipas tij kjo është mjaftë e rëndësishme për transportin mallrave dhe udhëtareve.

“Jemi në Miradi, pranë hekurudhës që lidh Hanin e Elezit që është pjesa e parë e projektit që lidh Hanin e Elezit me Leshakun. Kemi ardhur të vizitojmë punishten për këtë projekt që është i rëndësishëm që ka të bëjë me rehabilitimin e linjave hekurudhore. Ky projekt është në fazën e përfundimit nga Fushë Kosova në Mitrovicë. Me këto projekte do të mbulohen me dizajne preliminare. Modernizimi nënkupton projekte të sinjalistikës. Këto projekte janë të rëndësishme edhe për qarkullimin e brendshëm. Zhvillimi i portit të Durrësit, do ta shndërroj këtë transport në mallra. Në të gjitha anët Kosova do të jetë e kyçur me regjionin dhe lëvizjen e lirë të mallrave e udhëtareve”, tha Aliu.

 “Priten projekte edhe me BE-në. Nesër kemi mbledhje të rëndësishme ministrore e vendeve të Ballkanit dhe do të kemi prezent ministrat e regjionit. Është projekti i parë që ka të bëjë me modernizimin e linjave hekurudhore”.

Kurse, përfaqësuesi nga BE-ja, i cili është drejtor i komunitetit të transportit  Matia Zakonqek, foli për rëndësinë e linjës hekurudhore dhe ndërlidhjen me Maqedoninë dhe BE-në.

Përfaqësuesi nga BE-ja, i cili është drejtor i komunitetit të transportit  Matia Zakonqek

Po ashtu ai tha se nesër do të kenë takim të rëndësishëm sa i përket çështjes së infrastrukturës me vendet e Ballkanit

“Ministri e ceku rëndësinë, rehabilitimin e korridoreve e që është lidhja edhe me Maqedoninë,  Serbinë. Prioritet thelbësor i BE-së, është që të modernizohet transporti në rajon”.  “Ekziston vetëm një përmes Serbisë. Duke shikuar në stacione kryesore hekurudhore ka hapësire nëpër stacione të kalojnë 40 trena brenda një ore dhe kjo duhet të ndodhë. Transportin hekurudhor në Ballkan mund ta bëjmë modern dhe konkurrues. Nesër kemi takimi të rëndësishëm ministror, ku do të diskutojmë saktësisht si do të bëhet rrjeti i transportit rrugore hekurudhorë detare që mbështeten nga BE-ja”.

“Kemi projekte sot që po zhvillohen dhe na duhet reforma të politikës, standardeve evropiane, si organizohet transporti hekurudhor. Aktualisht transporti do të jetë transport i së ardhmes që do t’i shërbejë qytetarëve i cili do të bëhet realitet”.

Përfaqësuesi nga BE-ja, Lugji Bruso

Përfaqësuesi tjetër nga BE-ja, Lugji Bruso, tha se linja e hekurudhës nga Hani i Elezit deri në Veri kap vlerën prej 250 milionë eurosh, raporton Ekonomia Online. “Sot do të cekë se njerëzit duhet të vijnë të shohin çfarë po bëjmë për Kosovën.  Linja prej Hanit të Elezit deri në Veri, do të ketë kosto 250 milionë euro. Njerëzit e Kosovës duhet ta dinë se po bëjmë gjëra reale. Këto punë do të kompletohet për dy tri vjet. Tani duhet ta dimë se po bëjmë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e ekonomisë. Është modernizimi i Kosovës dhe ne po punojmë”, tha ai./Shqip.com