Lajme

Aliu i VV-së fitues në Shtime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Shtimes.

Bazuar në rezultatet preliminare, kryetar i ri i kësaj komune në katër vitet e ardhshme do të jetë Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Aliu ka marrë 50,71 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Ismajli ka marrë 49,29 për qind./SHQIP.com