Sport Shqiptar

Aliti prezantohet te skuadra e re (VIDEO)

 Reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti karrierën do ta vazhdojë në Superligën e Turqisë. Aliti, të martën është prezantuar te skuadra e Alanyasporit. Ai me ekipin turk ka firmosur kontratë trevjeçare dhe do ta bartë fanellën me numrin 2.

Te klubi turk, kanë vlerësuar lart Alitin, duke thënë se është një përforcim i madh për repartin e mbrojtjes.

Aliti, në anën tjetër, ka thënë se është i lumtur që karrierën do ta vazhdojë tek Alanyaspori, duke premtuar angazhim dhe paraqitje të mira. Ai së fundmi, ishte pjesë e skuadrës së Zuerichut.

/Shqip.com