Alidema: Noterja me pronarët tentuan t’i marrin edhe aksionet prej 1.2 milionë euro
Alidema thotë që ky të mos jetë rasti i vetëm.
Ai pretendon se këtë e kuptoi pasi noterja tentoi t’ia kaloj mjetet nga shitja e aksioneve të tij, në llogari të Malokut.
Alidema si aksionar i një barnatore, në maj të këtij viti u kishte shitur aksionet vëllezërve të vetë në vlerë të 1.2 milionë eurove.
Gjithë kjo sipas tij ndodhi duke shfrytëzuar situatën, meqë ai gjendjen jashtë vendit në arrati, pas një dënimi të shqiptuar nga shteti zviceran.
“Këta i kanë ditë problemet e mija me drejtësinë sepse këta i kom pas edhe shok, realisht Agim Spahiu ka qenë edhe ndërmjetësues kur i kom shit aksionet. Edhe me siguri e kanë mendu që unë nuk do të kthehem më edhe kanë mendu që munden me bërë veprime të tilla dhe nuk merret vesh”, thotë Alidema.
Për këtë, ai kishte autorizuar nënën e tij, duke i dhënë të drejtën e marrjes së mjeteve.
“Ata kanë dashtë me noteren me bo autorizimin Bekimit, se kishe janë marrë vesh me Krenarin me i marrë paret Bekimi derisa të kthehet Krenari. Por, unë e kom pas autorizimin i kom pas videon që ma ka qu. E noteria ka dashtë në mënyrë të paligjshme me e ia bo atij autorizimin”, thotë Shehize Alidema, e ëma e Krenarit.
Për këto pretendime, mohon të jetë në dijeni vetë avokati.
“Nuk e di dhe nuk, unë tash po kuptoj ky ka qenë supozim, që këtu ka kërkesa të tjera jashtë asaj që janë në aneks kontratë, të cilat unë nuk, është hera që po dëgjoj dhe nuk besoj që mundet me pas një tendencë të tillë dhe madje nuk e di a është raportuar ndonjëherë nga ana e zotëri Alidema”, thotë Shefqeti.
Tash, mbetet në dorën e organeve për të sjell drejtësinë në vend.
Apo, për të sjell një precedent të ri të veprimit, ky mjaftojnë disa dëshmitarë që e drejta e pronës të të hiqet.