Lajme

Ali Gashi jep dorëheqje nga pozita e zv/drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ali Gashi ka dhënë dorëheqjeje nga pozita e zv/drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com vetë Gashi, i cili ka thënë se lajmet që ai është shkarkuar nuk janë të vërteta.

“Nuk është e vërtetet që jam shkarkuar nga pozita e zv/drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, por unë vetë e kam ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë’’ ka thënë Gashi.

Shqip.com ka pyetur edhe për arsyet e dorëheqjes por që Gashi nuk ka dhënë detaje për dorëheqjen e tij.

Ai ka ardhur në pozitën e zv/drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës shtatë muaj më parë pas shkarkimit të Rasim Selmanit nga kjo pozitë./Shqip.com