Sport Ndërkombëtar

Alexis Sanchez mund të rikthehet në Barcelonë

Alexis Sanchez

Në “Camp Nou” befasitë po vazhdojnë të ndodhin.

Alexis Sanchez është afër rikthimit në Barcelonë – sipas “Dairo Sport”.

Mediumi në fjalë ka raportuar se katalunasit dhe Interi janë afër arritjes së marrëveshjes ku do përfshihet edhe Luk de Jong.

“Barcelona dhe Inter Milan janë afër arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbimin e Luuk de Jong dhe Alexis Sanchez. Sevilla gjithashtu ka qenë e përfshirë në negociata dhe është e hapur për lëvizje.

Barça dëshiron të ndahet me De Jong dhe Interi do të ishte gati të mirëpresë sulmuesin holandez. Sa i përket Alexis, Xavi ende nuk ka dhënë miratimin e tij për operacionin”, ka shkruar ndër tjera Dairo Sport.

Sulmuesi kilian nuk është duke kaluar momentet më të mira në Itali – në këtë sezonë.

32 vjeçari ka zhvilluar dhjetë paraqitje në Serie A, ndërsa ka shënuar një gola dhe dhuroi dy asistime. Ndërsa, në Ligën e Kampionëve është paraqitur katër herë dhe ka një asistim.

Ai po e ka problem që të gjejë një vend në formacionin startues të Simone Inzaghit dhe një ndërrim ambienti mund të ishte i mirëseardhur për të.

Në anën tjetër, Luk De Jong ka zhvilluar 11-të paraqitje me Barcen dhe ka shënuar vetëm një gol. /Shqip.com