Kulturë Kino

Alec Baldwin është akuzuar zyrtarisht për të shtënat në “Rust”

Aktori dhe producenti Alec Baldwin është akuzuar penalisht në lidhje me të shtënat fatale të vitit 2021 në xhirimet e filmit “Rust”, raporton CNN.

Akuzat kundër Baldwin dhe të armatores së kastit të filmit përfshijnë dy akuza për vrasje të pavullnetshme. Avokatët e të dy të pandehurve insistuan më parë se klientët e tyre Janë të pafajshëm.

“Sot ne kemi ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në sigurimin e drejtësisë për Halyna Hutchins. Në New Mexico, askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia do të shërbehet”, tha prokurorja e qarkut Mary Carmack-Altwies.

Carmack-Altwies tha për CNN në fillim të këtij muaji se do të akuzonte Baldwin dhe armatorën e filmit për vrasje të pavullnetshme, duke i akuzuar ata për dështimin në kryerjen e procedurave të sigurisë që mund të kishin parandaluar aksidentin që rezultoi në vdekjen e kineastes Halyna Hutchins.

Hutchins u godit dhe u vra nga një municion i drejtpërdrejtë i shkrepur nga një armë mbështetëse e mbajtur nga Baldwin, i cili pohon se ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës.

/Shqip.com