Albright ka folur për refuzimin e gazsjellësit nga Qeveria e Kosovës

Drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright ka folur lidhur me refuzimin e gazsjellësit nga Qeveria e Kosovës.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Albright ka thënë se bateritë akumuluese janë zgjedhja e duhur në raport me gazsjellësin.
“Mendoj se ministrja dha arsyeje të forta se pse kjo zgjedhje ishte zgjedhja e duhur. E përmenda në fillim se si pronësia e shtetit është shumë e rëndësishme në mënyrën se si ne punojmë, pra ne ishim shumë të lumtur të punojmë me qeverinë dhe zgjedhjen e tyre që të favorizojnë opsionin për bateritë për ruajtje”, tha Albright.
Albright tha se Qeveria nuk ka humbur fonde sa i përket kësaj qështje dhe se është duke i marrë të njejtat fonde të ndara.
“Në kuptim të fondeve që janë të përfshira, nuk kanë humbur fonde të MCC-së, qeveria është duke marrë të njëjtat fonde nga MCC-ja që do t’i kishte marrë. Ne jemi shumë komod me këtë zgjedhje dhe jemi gjithashtu komod me atë aspekt të projektit, i cili do të vazhdojë të punojë në përfshirjen dhe inkuadrimin e grave në këtë sektor dhe t’u japë atyre aftësitë dhe trajnimin që u duhet për të filluar të përfshihen në atë që ministrja e përshkroi në mënyrë shumë të saktë se do të jetë një sektor shumë dinamik këtu”.
Rizvanolli: Investimi në bateri më i duhur sesa fillimi i gazsjellësit – SHQIP.com
Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se investimi në bateri është më i duhuri se gazsjellësi për energjinë.
Rizvanolli ka folur edhe kërcënimin e presidentit rus Vladimir Putin ndaj Evropës lidhur me gazsjellësin.
“Mendoj se kriza dhe rritja e çmimeve të gazit që e kemi parë që nga vera e kaluar, por të cilat janë bërë dukshëm më keq me kalimin e kohës dhe mënyra se si presidenti Vladimir Putin është duke e limituar rrjedhën e gazit dhe duke e përdorur gazin si armë kundër Evropës më bën të jem shumë më komod dhe të diskutojmë për investimet në bateri sesa fillimin e një gazsjellësi tani”, tha Rizvanolli.
Sipas Rizvanollit, sistemi i baterive akumuluese ka më pak rreziqe për energjinë.
Krahas kësaj, në këtë emision, drejtoresha ekzekutive e MCC-së ka thënë që kanë investuar në një shtet që ka qeverisje demokratike dhe menaxhim të mirë ekonomik.
Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë amerika
/Shqip.com