Sport Ndërkombëtar

Albon synon të garojë në Singapor, pas problemeve me shëndetin

Piloti i Williams, Alex Albon thotë se shpreson të garojë në Çmimin e Madh të Singaporit pas problemve me frymëmarrjen që e qoi atë në kujdesin intensiv.

26-vjeçari iu nënshtrua operacionit të apendiksit të shtunën gjatë fundjavës së garës italiane të GP, por pësoi “komplikime anestezike pas operacionit” dhe u vendos në një ventilator në Itali.

Thai Albon tani është kthyer në shtëpinë e tij në Monako dhe “ndihet mjaft mirë”.

“Qëllimi është të jemi gati për Singaporin”, tha Albon.

Fundjava e garës në Singapor në Marina Bay Street Circuit fillon më 30 shtator.

Duke folur në një video në Twitter, Albon falënderoi mjekët që bënë “një punë të mrekullueshme”, duke shtuar: “Jam shumë mirënjohës që më dhanë shëndet të mirë”.

Albon u zëvendësua nga piloti rezervë Nyck de Vries për Çmimin e Madh të Italisë të së dielës, i cili u fitua nga Max Verstappen./Shqip.com