Kulturë

Albina Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Artistja nga Kosova, Albina Kelmendi, do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Albina dhe Familja Kelmendi, kanë fituar në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Albina mori votat maksimale nga publiku i gjerë, pasi kënga e titulluar “Duje” fitoi zemrat.

Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit me vlerësimin e jurisë.

Kujtojmë që, Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool.

Ndërkaq, sa i përket çmimeve të tjera në Festivalin e Këngës në RTSH, Elsa Lila mori çmimin e parë, me këngën “Evita”.

Kurse, vendin e tretë e mori “2 Farm”, me këngën “Atomike”.

/Shqip.com