Sport Shqiptar

Albin Tahiri: Ishte e vështirë të jem në top 30, por jam shumë i lumtur

Albin Tahiri

Vetëm pjesmarrja ishte një sukses në vete, por ai nuk u ngop me kaq.

Skitari nga Kosova, Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Për faktin që hyri në mesin e 30-të më të mirëve, ai u shpreh tejet i lumtur, ani pse e pranoi që bëri disa gabime.

“Po ndihem shumë mirë. Gara sot ishte shumë e vështirë për shkak të kohës. U mundova shumë të qëndrojë në shteg. Në lëshimin e parë bëra një gabim të madh, por mbërriva në fund, ndërsa në të dytën u ndjeva shumë mirë.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe persona që bëjnë ski
Albin Tahiri

Ishte shumë vështirë, por të jem në top 30, jam vërtetë shumë i lumtur për këtë”, deklaroi Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Ai po ashtu shtoi se “e kam edhe sllallomin për fund, uroj të bëjë sa më pak gabime dhe të jap më të mirën nga vetja.

Gara e sllallomit zhvillohet më 16 shkurt – 2022.

Për shkak të kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan gjithsej 47 garues.

Përveq tij, në këto gara Kosovën e Përgaqësoi edhe Kiana Kryeziu, e cila hyri në histori si femra e parë që e përfaqësoi tokën dardane – në një kompeticion të tillë. /Shqip.com