Albin Kurti uron fiton e Nora Gjakovës për medaljen e artë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar xhudisten kosovare, Nora Gjakova për medaljen e artë që fitoi në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.
Kurti përmes rrjetit social “Twitter”, ka shtuar se në këtë ditë zie, kur po kujtohen jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Kroaci, shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Nora Gjakovës në olimpiadën Tokyo 2020.
Fitorën e Gjakovës e kanë uruar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe disa personalitete publike në vend.
Nora Gjakova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.
Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike, pasi të parën e fitoi Distria Krasniqi./Shqip.com
A second gold 🥇🥇 for Kosova at #TokyoOlympics.
On this day of grief as we mourn the loss of lives from the tragic accident in Croatia, our hearts are lightened by the success of our champion, Nora Gjakova, at #Tokyo2020 who won #gold in the women’s – 57kg #Judo. @NOCKOSOVO pic.twitter.com/0zv4zXfV6v
— Albin Kurti (@albinkurti) July 26, 2021