Lajme

Albin Kurti përkujton Ilaz Kodrën

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heroin Iliaz Kodra, në 23 vjetorin e rënies heroike të tij.

Kurti ka bërë homazhe në Komnpleksin Memorial në Marinë.

Ilaz Kodra, pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, më 22 shtator të vitit 1998, u caktua komandant i kësaj brigade, e njohur më vonë si Brigada 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, pra sipas emrit të komandantit të saj të parë. Ai dha jetën duke i mbrojtur civilët e fshatit Verbovc e Shtuticë.

Në prill të vitit 1999, teksa forcat e Serbisë pushkatonin e kryenin masakra kundër popullsisë civile shqiptare, ato goditeshin nga aeroplanët e NATO-s dhe ushtarët e UÇK-së. Në kushte dhe rrethana të një rrethimi të hekurt po zhvillohej luftë e ashpër për çlirim e mbijetesë.

Në vitin 1991, Adem e Hamëz Jashari, Iliaz Kodra e bashkëluftëtarë të tjerë, kaluan kufirin me Shqipërinë duke u future ilegalisht me të vetim qëllim për t’u stëvitur dhe për t’u armatosur./Shqip.com