Lajme

Albin Kurti do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion , Shaip Havolli, ka deklaruar së 955 zyrtarë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, shkruan SHQIP.

Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të deklaroi pasurinë e plotë.

Ai tregoi edhe për zyrtarët tjerë që do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë.

“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. Disa nga zyrtarët qe do të kontrollohen janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari- Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani, Albin Kurti”, ka deklaruar ai.

Havolli poashtu ka thënë se 2 për qind e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë ./SHQIP.com