Lajme

Albesjana Iberhysaj, ambasadorja e re e Kosovës në Çeki

Albesjana Iberhysaj.

Albesjana Iberhysaj është ambasadorja e re e Kosovës në Republikën Çeke, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, ajo bëri të ditur se të hënën i ka paraqitur letrat kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë.

Iberhysaj është shprehur e “bekuar” se do të përfaqësojë vendin në Çeki.

“Sot ia paraqita letrat kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, duke nisur zyrtarisht mandarin tim si shefe e misionit të Kosovës në Çeki.

Mezi presim të punojmë ngushtë, të thellojmë dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet e Kosovës me Çekinë”, shkroi ajo./SHQIP.com