Rozë

Albërjie Hadergjonaj flet për mbesën e saj, Beatrix: Do të doja që ajo të dilte nga BBV

Alberie Hadergjonaj

Albërie Hadërgjonaj është këngëtarja e njohur që ka lidhje familjare me Beatrix Ramosaj.

Në një intervistë për Kryefjala.com, ajo ka folur rreth mbesës së saj, derisa ka dashur që ajo të dalë nga ky format.

Hadërgjonaj po ashtu pati rastin që të diskutojë edhe rreth lidhjes së saj me Donaldin, të cilin e konsideroi mjaft normal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alberije Hadergjonaj🎤 (@alberije_hadergjonaj)

Albërie e ke ndjekur BB VIP, cili prej banorëve mendon se do ta fitojë dhe me kryesorja si po e shikon Trixën brenda shtëpisë?

Albërije: “Po e kam ndjekur nga momenti kur është fut një pjesë e shpirtit tim aty-Trixa, të cilën e kemi rritur bashkë me motrën.

Se di çfarë të them sepse realisht po ju kushton shumë me shumë sesa ai çmim.

Aty po humbasin vlerat artistike si Fifi, Monika, Ariola, Donaldi e se fundmi Beatrixa dhe më vjen shumë keq!

Normalisht unë do doja të fitonte Beatrixa dhe do gënjeja po të thosha ndryshe. Është mbesa ime dhe e dua si vajzat e mia.

Artiste me disa çmime, dhe shumë e talentuar.”

Si është marrëdhënia juaj me njëra tjetrën?

Alberije: “Beatrixa eshte njësoj sikur ta kisha lind vet!”

Duke qenë se ti e njeh mjaft mirë, si të duket marrëdhenia e saj me Donaldin a ka rënë Trixa në dashuri?

Alberije: “Trixa është vajzë naive dhe beson verbërisht në dashuri, dhe duke e njohur mirë e di që është e sinqertë në atë që e thotë”.

Po këtë trekendëshin e krijuar Donald, Bora, Trixa si do ta komentoje?

Alberije: “Eshtë shumë normale që dy të rinjë të dashurohen.

Beatrixa nuk ka qenë shoqe e Borës dhe si detyrohet asgjë. Shto këtu faktin që Bora e Donaldi ishin të ndarë prej 8 muajsh dhe mesa kuptoj e gjithë kjo u bë për show dhe viktimë e gjithë kësaj është Donaldi dhe Beatrixa.

Produksioni duhet të kishte vënë në dijeni Donaldin që Bora ka pranuar dhuratën e tij dhe e mbante, por bën të kundertën: futen Meridianin për ti dhënë informacion që jashtë ti nuk e di ca bëhet . Mbase jam gabim po unë si publik kështu e perceptoj.”

5-A ka gabuar Trixa që u lidh me Donaldin?

Alberije: “Nuk mund të jetë gabim të dashurosh dikë që të thotë jam ‘single’ dhe ti je ajo që dua.”

6-Si po sillet produksioni i BB Vip me çiftin Trixes & Donald?

Alberije: “Atyre po ju bëhet një gjyq publik nga njerëz që nuk kanë asnjë të drejtë të japin, as marrin nga dy njerëz që pëlqehen.

Produksionit mbas daljes së Fifit ju duheshin këta të dy për shikueshmeri.

Ata po e bastardojnë dhe po demtojnë imazhin e të treve dhe më vjen shumë keq!

Boll më se janë tre familje të cenuara moralisht!”

7-Po Antigona – nëna e Trixes dhe motra juaj si po e përjeton këtë eksperiencë?

Alberije: “Ajo ka rritur një vajzë me plot sakrifica dhe nuk e merion këtë. Unë si artiste nuk i kam dëgjuar kurrë llafet, lart e poshtë dhe prandaj kam ecur përpara.”

8-A ke menduar që Trixa të dalë nga BB Vip pasi publiku po e paragjykon për lidhjen me Donaldin ?

Alberije: “Po të isha unë kisha dalë me kohë sepse nuk lejoj askënd të cenojë privatesinë!

Po do doja të dilte sepse Trixa nuk i përshtatet këtij formati. Duhet të jesh çdo gjë që Trixa nuk është!

Neve kemi menduar që po futet në një program si Big Brother VIP, ku figurave publike ju mbrohet karriera, por shoh që nuk dalin dot nga formati i “Perputhen”, ku për disa viewers kanë shkelur mbi çdo parim.”

9- Ky spektakël po e ndihmon apo dëmton Trixen?

Alberije: “Po e dëmton!”

10-Nëse Trixa do ta shihte këtë intervistë cila do të ishte keshilla që do ti jepje?

Alberije: “Mos ndrysho për askend. Jeta është e jotja dhe jetoje si ta duash ti.