Albërie Hadërgjonaj ia kujton Ronela Hajatit përfaqësimin e Ronës në Eurovision: Me të nuk qeshi Evropa, por na zbardhi faqen
Mbrëmë është mbajtur nata finale e “Eurovision 2022”.
Pas tri vitesh finale, kësaj radhe Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në finalen e madhe, pasi përfaqësimi nga Ronela u cilësua i dobët.
Kënga “Sekret” ndonëse u pëlqye nga publiku por, jo edhe nga juria profesionale e festivalit evropian.
Mesa duket të njëjtën përshtypje për një përfaqësim jo dinjitoz kanë edhe kolegët e saj.
Këngëtarja shqiptare, Albërije Hadërgjonaj ka dhënë opinionin e saj për paraqitjen e Ronelës.
Duke thumbuar këngëtaren ajo iu ka kujtuar ndjekësve përfaqësimin e Shqipërisë nga Rona Nishliu, e cila radhiti të 5-tën, Shqipërinë në finalen e madhe.
“Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria në InstaStory.

Këngëtarja me prejardhje nga Deçani përndryshe ka qenë fituese e Festivalit të RTSh-së në vitet kur fitorja e këtij festivali, nuk të jepte biletën drejt përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.
Pëndryshe, fitues i Eurovision doli shteti i Ukrainës./Shqip.com