Teknologji

Albanian ICT Awards fillon mbrëmjen Gala ku vulos historikun e një dekade inovacion

Albanian ICT Awards

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards ka arritur destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në mbarë trevat Shqipfolëse, me mbrëmjen Gala e cila është duke u mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards, Kushtrim Shala, në fjalën e tij hapëse ka thënë se gjatë këtyre 10 viteve kanë përjetuar një bashkëpunim të jashtëzakonshme.

“Për ne si organizatorë është një moment reflektimi. Gjatë 10 viteve ICT Awards ka përjetuar një mbështetje të jashtëzakonshme. Mbi 2500 pjesëmarrës, 200 finalistë, 70 themelues startupesh të suksesshme,13 kategori vlerësimi dhe 10 mijë orë pune nga juria,” ka thënë Shala.

Bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards, Kushtrim Shala

Ndërsa kryetari i jurisë, Visa Jasniqi ka thënë ata që i janë bashkangjitur ICT Awards para 10 viteve tani kanë kompani me mbi 200 të punësuar.

“Në rrugëtimin e vet ICT Awards ka arritur të kalojë testin e kohës. Para 10 viteve ata që erdhën me një ide, sot janë kompani me mbi 200 punësuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Çdo vit puna e jurisë bëhet më e vështirë sepse cilësia e aplikimeve po rritet,” tha Jasiqi.

Kryetari i jurisë, Visa Jasniqi

Andi Seferi, zëvendëskryetar i Bashkisë së Tiranës, ka thënë se ICT Awards është një histori suksesei që i bënë të gjithë bashkë dhe krenar.

“Jam shumë i nderuar dhe i gëzuar të përshëndes këtë eveniment në këtë vit unik për Tiranën tonë me ICT Awards që sot mat hapat me dekada. Një histori suksesi që na bën të gjithëve bashkë dhe na bën krenar, jo vetëm si një gjenerator i inovacionit dhe sipërmarrjes por të ketë impakt në gjeneratën e Tiranës dixhitale që është në themel të projekteve tona” tha zëvendës Kryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi.

Andi Seferi, zëvendëskryetar i Bashkisë së Tiranës

Më shumë sesa një moment kurorëzimi, mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards është transformuar në një pikëtakim mes ideve dhe mendjeve më të spikatura në Shqipëri, Ballkan dhe diasporë. Është një moment feste, arritjesh në teknologji e fryme sipërmarrëse në shërbim shoqërisë dhe progresit përmes teknologjisë.

Albanian ICT Awards hapi edicionin e 10-të më 16 shkurt duke ftuar në një skenë promovimi të përvitshme të gjitha ata që guxojnë e ëndërrojnë, shpresojnë dhe formësojnë të ardhmen tonë.

Të rinj dhe të reja, inovatorë, sipërmarrës, themelues, liderë biznesi, yje në ngritje, gratë në teknologji mund të aplikonin në 8 kategori: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititÇmimi i Sipërmarrjes Inovative në BlockchainICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeGruaja në ICTSiguri Kibernetike dhe Formulari i Nominimit në ICT Awards.

Mbi 100 kandidatë ishin vënë në kërkim të çmimeve të mëdha të edicionit të 10-të. Ceremonia jubilare e cila do të organizohet pranë Pallatit të Kongreseve Tiranë më 11 qershor në orën 18:00, çdo vit tërheq vëmendjen dhe pjesëmarrjen e personalitete nga pushteti qendror dhe vendor, trupë diplomatike, bota akademike, e biznesit, medias dhe mbarë komunitetit të teknologjisë.

Me kërkesë të entuziastëve dhe mbështetësve të Albanian ICT Awards, ICTSmedia ka vendosur të hapë për publikun dy mundësi pjesëmarrjeje dhe donacioni të cilat kanë për qëllim të rrisin shpërblimet dhe çmimet për finalistët e këtij edicioni.

Duke blerë prej 60 biletave të vëna në dispozicion në këtë lidhje ju kontribuoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e shpërblimeve për finalistët dhe çmimet për fituesit e kategorive respektive.

Një dekadë inovacion, Albanian ICT Awards ka mbështetjen e sponsorëve Diamond Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Albvision, sponsorëve Platinium Vodafone Albania, Dev.al, Albsoft, sponsorëve Gold Radix, Baboon, Ibas, Facilization, OneUP, sponsorëve Silver Soft&Solution, Armuda Factory, EasyPay dhe partnerëve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Komuna Prishtinë, Bashkia Tiranë, AUK, SEEU TechPark, UNICEF.