Rozë

Albani me dedikim të veçantë për Beatrix

Alban dhe Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka ca javë që është pjesë e “Big Brother Albania VIP”.

E gjatë qëndrimit, ajo është hapur shumë për jetën e saj private, pra familjen.

Beatrix gjithmonë emocionohet kur flet për vëllain – Albanin, pasi ka thënë që e konsideron si njeriun që e do më së shumti.

E Albani, në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një video ku shihet Beatrix duke hyrë në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”, e ata të dy janë duke u përshëndetur.

E poshtë videos shihet një dedikim me fjalët më të bukura për Beatrix.

“Motra ime e vogël Beatrix, Më mungon shumë.. Kam vënë re që njerëzit thonë se është “shumë shpejt” që ti të qash se të mungon mami, unë dhe Bella, por sikur ta dinin sa e afërt është familja jonë e vogël dhe si u rritëm në vështirësi të paimagjinueshme që askush nuk i di, na mësuan të duam dhe të jemi pranë njëri-tjetrit në çdo hap të jetës, ata do të kuptojnë lotët e tu të ëmbël dhe shpirtin e bukur që ke”.

“Zot, jam shumë krenar për personin që je.. bukuria e brendshme që nxjerr është vërtet e pakrahasueshme me këdo që kam njohur dhe parë. Je një shembull se si duhet të jetë një ZONJË. Virtytet e tua, atributet e karakterit dhe madje edhe toni i zërit.. je një engjëll i dërguar në tokë”.

“Ti po më bën kaq krenar çdo ditë dhe do të doja që të mund t’i thosha të gjitha këto fjalë dhe do të doja të të bëja një përqafim të ngrohtë. Të dua aq shumë sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë.”

Këto janë fjalët e tij për të bukurën Beatrix. /SHQIP.com