Rozë

Albani dhe Miriami zbulojnë datën e publikimit të këngës së re

Alban Skenderaj dhe Miriam Cana

Çifti i njohur, Miriam Cani e Alban Skenderaj kanë bashkuar forcat në projektin e ri muzikor.

Kënga e cila titullohet “Zemër mbi zemër” do të publikohet me datë 25 nëntor në ora 18:00.

Projekti tashmë është gati dhe i vizualizuar me videoklip, e sipas dyshes do të jetë një këngë shumë e pëlqyer.

Ndryshe qifti janë martuar më 7 maj të 2019, pas 12 vitesh sa ishin së bashku në lidhje.

“U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht burrë e grua, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjere thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin”.

“U deshën 12 vite të thoshim po përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë po nga momenti i puthjes se parë”, ka shkruar atë kohë Cana.

Çifti janë martuar në një ceremoni private larg vëmendjes së publikut dhe tashmë janë prindër të dy vajzave./SHQIP.com