Kulturë

Albana Beqiri / Zhytun n’mall ngjaj si ai fmija që ulun rri në shtëpinë ku asht rritë

Albana Beqiri / Shkrimtare
Albana Beqiri / Shkrimtare

ZHYTUN N’MALL NGJAJ SI AI FMIJA QË ULUN RRI NË SHTËPINË KU ASHT RRITË

Nuk don me u largu prej aty. Zog i mardhun që ende trembet e nuk fluturon

N’baft me u largu, shtëpia hesht. ngjan aq shumë me nji prag t’braktisun
mrenë grushtit mban si nji diamant sybukur dashuninë: fort e shtrëngon

Ti ma zgjat dorën. Kërkon që si klithmë dashunie me më nxjerrë prej vetes
me i shkri krejt akujt që na kishin nda e frymë me i dhanë jetës teme prej guri

Shkel butë n’ secilën gjurmë të dashnisë. Ngjason aq shumë me limfën e jetës
rrëshket e ngjitesh pas meje. M’ shtrëngon pa da në gjoksin tand prej burri

Ti i rindërton aq bukur stinët e gjelbra. Si sy dashunie i përtërin veç me frymë
bota me ty asht nji gabim i bukur që ndreqet lehtë veç me nji shikim
ende e kërkojmë njani- tjetrin rrugicave të dashunisë e shihemi sy më sy
jemi tik taku i nji ore pa akrepa. Ofshamë e bukur shpirtrash shkri në përqafim

Jam lot i qashtër që pik prej shpirtit e kthehet në zemër-
aty ku si një flakadan malli ti m’ ban dritë plot drithnim

/Shqip.com