Kulturë

Albana Beqiri / Nëse vjen nji ditë që don me m’harrue

Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare
Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare

NËSE VJEN NJI DITË QË DON ME M’HARRUE

Nëse vjen nji ditë që don me m’harrue
kujtimeve kepjua sytë
me penin e trashë që hua
dhimtës marrë ja ki.

Gjilpanë asht trishtimi
që qullet i tani në nji natë
me shi që bie shtruem.

Bani bashkë,
e n’mujsh peun e trashë
me e vnu n’bir ‘gjilpanës
hesht e dhimtën shtrangoje fort n’gji.

Askujt nuk i duhet nji
kujtim i qorruem.

Askujt, ma s’paku mue e ty!

Nëse nji ditë, tue dashtë me m’harrue
m’harron
dashnisë preja rrajt
me thikën e mprehtë që hua
dhimtës marrë ja ki.

N’teh t’saj priten andrrat,
gjakosen e pastaj gjarpnojnë
gjumit t’munguem.

Bani bashkë,
e n’mujsh rrajt e fella t’dashnisë
me i pre me thikën që gjakosë andrrat ka
hesht e dhimtën shtrëngoje fort n’gji.

Askujt nuk i duhet nji
dashni rranj e shpirtcoptuem.

Askujt, ma s’paku mue e ty!

E nëse vërtet don me m’harrue,
mos u hamend ma, po thjesht harromë.

Vetmi kam me tu ba, kujtim i verbuem
që si lot pik n’sy!

/Shqip.com