Kulturë

Albana Beqiri / Në zemrën tande dashunia

Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare
Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare

NË ZEMRËN TANDE DASHUNIA

Në zemrën tande dashunia
asht nji libër i shkruem me gjuhën
e shpirtit.

Germa që marrin frymë nën lëvizjen
e aortës,
shkruajnë çuditshëm me
alfabetin e panjohun të andrrave
që zjarrmojnë mes brinjsh
për me i ik dimnit.

Jashtë ban ftoftë,
ti përhumbun dëshirash shkruan
me ato gërma t’kuqlueme që ashtu butë
edhe frymën e dridhin.

Në zemrën teme dashunia
asht nji pemë e gjelbnueme, me rranjt
shpirtit ngulun aq thellë.

Gjethet që mbijnë sipas trajektores
së aortës,
rriten çuditshëm me ritmin e panjohun
të pyllit
që për me i ikë dimnit, me ninulla fëshfërimash
dashuninë si gjumin e ndjell.

Jashtë ban ftoftë,
e unë përhumbun mallit, mbi trungun
e papeshë të dashunisë,
gjethe dëshirash mbjell.

/Shqip.com