Rozë

Alban Skënderaj tregon të preferuarin në Big Brother

Luzii Ejlli është një nga banorët më të preferuar nga publiku.

Por, jo vetëm nga ta ai është i preferuari i shumë figurave publike e një nga ta është edhe Alban Skënderaj.

Teksa ishte në një koncert në SHBA ai nuk ka hezituar që të tregojë simpatinë e tij për të.

’Mëngjes, drekë, darkë. Ka qenë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm’-thotë Albani, duke konfirmuar në këtë mënyrë se Luizi është banori i tij i preferuar.

Ndryshe, ky I fundit është në nominime me Kiarën dhe Bledin – njëri nga ta do të lë shtëpinë sonte.

/Shqip.com