Rozë

Alban Skenderaj flet për fëmijët për herë të parë, a e duan muzikën ata?

Këngëtari i njohur Alban Skenderaj është ndër ë të pëlqyerit dhe të komentuarit.

Albani, përveç projekteve muzikore ai rrallë flet për familjen e tij.

Se fundmi, ai ishte i ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, ku ka folur për fëmijët e tij dhe dashurinë që ata kanë për muzikën e tij dhe Miriamit.

“Me thënë të drejtën ende reagojnë shumë mirë sepse vjen një moshë dhe ti mund ta dish shumë mirë që bëjnë edhe pak atë snobin dhe duan të jenë interesantë për veten e vet. Ende janë të dhënë pas muzikës sime dhe të Miriamit kuptohet. Ameli ka filluar e kupton protagonizmin e një artisti dhe është pak më e tërhequr, kurse Duami është zjarr dhe sa dëgjon tingujt tanë është nuk e di, është një gjë që ndoshta reagimin më të madh e ka kur dëgjon këngët tona. Unë gëzohem shumë patjetër por nuk është që automatikisht i shtyj të këndojnë edhe ata, ose të përmirësohen apo të bëhen artistë domosdoshmërisht”, tha Albani.

Tutje, ai tha se vajza ka filluar t’i ngjajë më shumë Albanit.

/Shqip.com