Rozë

Alban Ramosaj reagon për herë të parë pas humbjes në Festivalin e RTSh-së

Alban Ramosaj

Këngëtari, Alban Ramosaj ishte pjesëmarrës në edicioni e e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Ai u paraqit me këngën “Theje”, e cila u prit jashtëzakonisht mirë dhe u cilësua si një nga pretendentet kryesore për çmimin e pare, përkundër dëshirës së madhe të publikut, Albani përfundoi i renditur i dyti në këtë garë të madhe.

Pas kësaj për herë të parë ka reaguar Albani me anë të një postimi në Instagram.

Ai i ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se falë tyre e llogarit 2021-tën si vitin e tij.

“Për dashamirësit. Pas një ditë të gjatë pushimi kisha dëshirën t’ju falënderoja nga zemra për mbështetjen përgjatë si dhe pas festivalit. Ju premtoj që do vazhdojë të shkruaj e të kompozoj art të cilësisë me të lartë qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet”, ka shkruar ai.

Pas kësaj ai ka falënderuar edhe nënën e ti, Antigonën dhe motrën, Beatrix Ramosaj.

Fituese e këtij festivali është shpallur këngëtarja, Ronela Hajati më këngën ‘Sekret”./SHQIP.com