Rozë

Alban Ramosaj mohon se ka dhënë deklaratë për humbjen e Ronelës në gjysmëfinalen e Eurovision

Ronela Hajati është këngëtarja shqiptare që përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në Eurovision.

Mbrëmë u mbajt gjysëmfinalja e parë në Torino të Italisë, ku pavarësisht përformancës së shkëlqyer që dha Ronela nuk arriti të kualifikohej në finale.

Pas kësaj pati reagime të shumta në rrjetet sociale nga individë të ndryshëm, madje në mediat rozë qarkulluan lajme se ka reaguar edhe Alban Ramosaj, i cili kishte dalë i dyti në Festivalin e RTSH-së me këngën “Theje”.

“Si duket qenkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht. Janë deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga nië komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar. Njoftoj se nuk kam asnjë lidhje me këtë sjellje të mjerë që vjen shpirtra të dëshpëruar dhe nuk përputhet me standardet e mia. Opinionet, mendimet dhe njoftimet e mia publikohen në llogarinë time zyrtare dhe unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi për asnjë publikim jashtë llogarive të mia zyrtare të mediave sociale. Fat i vështirë për urrejtësit. Grupi im ligjor është njoftuar për këtë situatë dhe po punojnë që të zbulojnë individët të cilët do përballen me çfarë ju takon, me meritë”, ka shkruar Ramosaj në status.

Përndryshe, Albani ende nuk ka sjellë projekt të ri muzikor./Shqip.com