Rozë

“Nuk duhej ta përfaqësonte Shqipërinë sepse është nga Kosova”, Alban Ramosaj reagon ndaj kompozitorit: Kurseje rakinë

Alban Ramosaj

Shqipëria e përfaqësuar nga Ronela Hajati nuk ka arritur që të shkojë në finale të Eurovision.

Për këtë ka folur edhe kompozitori Agim Doçi, i cili ishte pjesë e jurisë së Festivalit të RTSH-së, ku zgjodh si përfaqësuese e Shqipërisë, Ronela Hajati.

Ai madje ka treguar pse nuk është shpallur fitues Alban Ramosajt me këngën “Theje”.

Doçi është shprehur se Albani është shqiptar nga Kosova dhe si i tillë duhet të konkurrojë për të përfaqësuar Kosovën në rast se ajo do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në festivalin evropian.

Kaq mjaftuar që këngëtari të reagojë në rrjetet sociale, duke thënë se që të mos fitosh për këtë arsye Festivalin e RTSH-së është marrëzi.

“Ajo që duhet të “të vrasi” është fillimisht racizmi ndaj “shqiptarëve të Kosovës” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit që kundërmon nga ty në këtë intervistë.
Europa nuk tallet me Kosovën apo Shqipërinë, por me zgjedhjet që bëjmë e si i lejojmë të na shohin ndër vite”. 

Sakaq, Albani ka deklaruar se vitin që vjen do të përfaqësojë Shqipërinë dhe uron që Doçi të jetë gjallë./SHQIP.com